Guri Zi

mercoledì 4 giugno 2014

Guri i Zi Guri i Zi eshte fshat shume i bukur dhe piktoresk. Vete shtrirja e tije ne shpat te malit e ben kete fshat shume te bukur e terheqes. Kete kane thene dhe shum vizitore te huaj qe kane vizituar Gurin e Zi. Emrin Guri i Zi e ka marre nga nje shkemb i zi qe ndodhet ne qender te fshatit. Karakteristike eshte se ky gure nuk eshte i ngjashen me guret e tjere qe ndodhen ne kodrat dhe malet per rreth. Gojedhenat thone se ky eshte nje gure meteor qe ka rene shum shekuj me pare. Guri Zi nuk ka nje date te sakte se kur ka fillu te popullohet,por disa dokumenta dhe fakte ekzistojne se jemi nje fshat me tradita të hershme. Nje fakt eshte se rreth vitit 1881 Konsulli Italian i asaj kohe M.Parrod i blen nje fshatari nga Guri i Zi nje statuj bronxi e cila perfundoi ne galerine e Luvrit ne Paris ku ndodhet akoma dhe sot. Ne ate kohe zbulimi i kesaj statuje beri buje shume te madhe ne qarqet Arkeologjike Europiane. Ate e quajten "Nje dame antike shqiptare". Statueta peraqet nje grua me nje veshje teper te veçante. Ajo mban nje fustan me gryke te zbuluar dhe me menge te shkurtra ne fundin e te cilave ka disa motive te thjeshta. Fustani eshte i gjate dhe i ngushte dhe arrine pran fundit te kembeve, ne te cilat ka mbathur opinga lekure te shtrenguara me lidhese. Siper fustanit ajo ka vendosur nje perparese te ndare me disa breza me pese rradhe motivesh dekorative. Ne tre te poshtmit mund te dallojme si motive stilizime te thithkave, ndersa ne dy te sipermit dallojme disa si luspa peshku. Gruaja ka floke qe i leshon deri ne shpatulla dhe me kaçurrela te rregullta. Mbi koke ajo ka te vendosur nje kolothos, ne nje forme pak si te çuditshme, qe zgjerohet gradualisht duke u ngjitur dhe qe perfundon pothuaj ne nje disk. Ne qafe ka vendosur dy pale rruaza ne forme sferike. Me doren e djathte gruaja mban nje ojnohe dhe me te majten ka nje kyliks te vogel ( duket qe hedh vere nga ojnoheja ne kyliks ). Skulptura ka rendesi se shum tipare te kesaj veshje jane trashiguar gjere ne kohen tone ne kete treve ku eshte gjendur. Pra kemi te bejme me nje vazhdimesi veshjeje mbi njezetshekullore nga iliret te shqiptaret. Kjo tregon qarte se Guri i Zi bashke me fshatrat qe e rrethojne trashigon nje kulture te lashte. Me te bukur e me terheqes Gurin e Zi e bejne dhe Kalaja dhe shpella e Gajtanit,Shurdhahu,shpella e Jubanit e shume te tjera qe ndodhen ne zonen e Gurit te Zi.